Ekonomi

Ford mbyll fabrikën në Uells me 1.700 të punësuar

Kompania fajëson rënien e interesit te konsumatorët si dhe skadimin e kontratës me Jaguar Land Rover, që janë arsyet kryesore për mbylljen në shtator të vitit 2020

Ekip  | 06.06.2019 - Përdıtësım : 09.06.2019
Ford mbyll fabrikën në Uells me 1.700 të punësuar

Londër

Fabrika e Fordit për prodhimin e motorëve në Uells, e cila punëson 1.700 persona është "ekonomikisht e paqëndrueshme" dhe si rrjedhojë do të mbyllet vitin e ardhshëm, njoftoi sot gjiganti automobolistik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania fajëson rënien e interesit te konsumatorët si dhe skadimin e kontratës me Jaguar Land Rover, që janë arsyet kryesore për mbylljen në shtator të vitit 2020.

Presidenti i kompanisë Ford për Evropë, Stuart Rowley, tha se rënia e kërkesës dhe kostot e papërballueshme, përfshirë mungesën e prodhimit të modeleve shtesë në fabrikën në Bridgend, e bëjnë atë ekonomikisht të paqëndrueshme.

Fabrika në Bridgend u hap në vitin 1980 dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Uells.

"Do të ofrojmë një program më të zgjeruar përmes të cilit do të ndihmojmë punëtorët të gjejnë një punë të re, ose të fillojnë një biznes të tyre", tha Rowley.

Jeff Beck nga sindikata rajonale GMB, që është kongresi britanik i sindikatave, tha se ky lajm është goditje për ekonominë e Uellsit dhe komunitetit Bridgend".

Lajmi më i fundit nga Ford është në vazhdën e lajmeve të këqija nga industria automobilistike në Britani të Madhe e cila po vuan nga pasiguria e Brexit-it si dhe nga problemet globale që pengojnë sektorin.

Muajin e kaluar Ford tha se do të shkurtojë 7.000 vende pune në mbarë botën, përfshirë qindra në Mbretërinë e Bashkuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın