Övünç Kutlu
21 Qershor 2017•Përditësim: 21 Qershor 2017
NEW YORK (AA) - Gjigandi automobilistik Ford, do të zhvendos prodhimin e modelit Focus nga Meksika në Kinë, raporton Anadolu Afegency (AA).
Vendimi i kompanisë vlerësohet se do t'i kursejë Fordit një miliard dollarë në kostot e investimeve, ndërsa pritet të përmirësojë edhe situatën financiare të biznesit që ka të bëjë më modelin Focus, si dhe të përmirësoj edhe më tej shkallën e prodhimit në Kinë.
"Ford do të zhvendos prodhimtarinë e veturave të modelit të vogël Fokus nga Meksika në Kinë", thuhet në njoftimin e kompanisë.
Prodhimi në Kinë pritet të fillojë në vitin 2019, ndërsa modelet do të jenë për tregun e Amerikës Veriore, thonë nga Ford.
Ky veprim do ta vendosë gjigantin e automobilave në kundërshtim me presidentin Donald Trump, i cili menjëherë pas marrjes së detyrës tha se kompanitë amerikane që importojnë prodhimet e tyre në SHBA duhet të paguajnë taksa shtesë.
Ndërsa plani i Trump nuk është realizuar ende, Ford siguroi se zhvendosja e prodhimit nga Meksika në Kinë nuk do të ndikojë në vendet e punës në Amerikë. "Asnjë i punësuar në SHBA nuk do të pushohet nga shkaku i planeve të reja për prodhimin e Fokusit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.