Tuba Şahin
30 Tetor 2020•Përditësim: 30 Tetor 2020
Eksportet e Turqisë u rritën 4.8 për qind në bazë vjetore në shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra arriti 16 miliardë dollarë, bëri të ditur sot Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).
Importet e Turqisë arritën në 20.8 miliardë dollarë muajin e kaluar, me një rritje prej 23 për qind nga viti në vit.
Ndërsa importet u rritën me ritëm më të shpejtë sesa eksportet, deficiti i tregtisë së jashtme të vendit u rrit në 4.8 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë.
Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Tregtisë më 2 tetor, Turqia shënoi një shifër të lartë të eksportit në shtator të këtij viti me 16.13 miliardë dollarë.