Turqia, Ekonomi

Prodhimi industrial i Turqisë shënon rritje për 11 muaj me radhë

Indeksi ka shënuar rritje mujore që nga maji 2020 dhe rritje vjetore që nga qershori 2020, sipas të dhënave nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat)

Gökhan Ergöçün  | 11.05.2021 - Përdıtësım : 13.05.2021
Prodhimi industrial i Turqisë shënon rritje për 11 muaj me radhë

Stamboll

Prodhimi industrial në Turqi regjistroi rritje me 0,7 për qind në bazë mujore në mars dhe 16,6 për qind në vit, bëri të ditur institucioni zyrtar i statistikave i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Indeksi ka shënuar rritje mujore që nga maji 2020 dhe rritje vjetore që nga qershori 2020, sipas të dhënave nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Në bazë mujore dhe sipas nënsektorëve, indeksi i minierave dhe guroreve u ul me 1,7 për qind, ndërsa indekset e furnizimit të prodhimit dhe energjisë elektrike-gaz-avull-klimatizim u rritën me 0,3 për qind dhe 7,3 për qind, në mars.

Çdo vit, të gjithë nënsektorët kanë shënuar rritje, furnizimi me energji elektrike-gaz-avull-klimatizim me 11,9 për qind, minierat dhe guroret me 14,8 për qind dhe prodhimtaria me 17,2 për qind.

Sipas një hulumtimi të AA-së të enjten, pritjet e grupit prej tetë ekonomistësh për indeksin e prodhimit industrial me rregullim kalendarik të Turqisë ishin për një rritje prej 13,8 për qind në vit, që varion midis 9,85 për qind dhe 17,7 për qind.

Termi "me rregullim kalendarik" përdoret për t'iu referuar të dhënave të cilat nuk kanë efekte kalendarike dhe nga pushimet.

Në shkurt, indekset e rregulluara të prodhimit industrial në bazë mujore dhe vjetore u rritën me 0,2 për qind, përkatësisht 8,9 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.