Ekonomi

Ekspertja e Bankës Botërore, Ohnsorge: Nuk presim recesion në Turqi

Menaxherja e grupit për vlerësimin e progresit ekonomik dhe autorja e raportit të situatës ekonomike globale, Ohnsorge ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave të huaja të cilat paralajmëruan mundësinë për krizë ekonomike në Turqi

Gökhan Kurtaran  | 09.01.2019 - Përdıtësım : 10.01.2019
Ekspertja e Bankës Botërore, Ohnsorge: Nuk presim recesion në Turqi

Londër

GOKHAN KURTARAN 

LONDËR (AA) - Ekonomistja kryesore e Bankës Botërore, Franziska Ohnsorge deklaroi se këtë vit në Turqi nuk pritet recesion, por ngritje graduale e rritjes ekonomike.

Menaxherja e grupit për vlerësimin e progresit ekonomik dhe autorja e raportit të situatës ekonomike globale, Ohnsorge, ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave të huaja të cilat paralajmëruan mundësinë për krizë ekonomike në Turqi.

Ohnsorge në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se të gjitha analizat nuk parashohin recesion në Turqi në periudhën e ardhshme.

Më tej theksoi se Banka Botërore posedon një bazë të gjerë të dhënash për variacionet e vlerës së valutave dhe rritjes ekonomike të vendeve për 3 deri 4 dekadat e fundit.

"Kemi analizuar se çfarë ndodhë gjatë rënies së përnjëhershme të vlerës së valutës. Pas shqyrtimit të vendeve që në një vit kanë përjetuar rënie të vlerës së valutës me mbi 30 për qind, kemi vërejtur një gjë interesante se situata të tilla nuk janë shkaktare të recesionit në këto vende. Pritjet për Turqinë i bazojmë pikërisht në këto konstatime", thotë Ohnsorge.

Duke shtuar se Turqia nuk dallon shumë nga vendet të cilat në dekadat e fundit kanë shënuar rënie të theksuar të vlerës së valutës, Ohnsorge tha se në Turqi pritet një progres gradual ekonomik.

"Gjatë vitit 2019 presim një përmirësim të lehtë dhe rritje të ekonomisë turke me 1,6 për qind. Situatë e ngjashme ka qenë edhe me vendet që përjetojnë rënie të vlerës së valutës në vitet e fundit", ka thënë Ohnsorge duke shtuar se në vitin 2020 pritet rritje e ekonomisë turke deri në 3 për qind, kurse vitin që pason edhe deri në 4,2 për qind.

Në raportin e ri të Bankës Botërore është ulur shkalla e pritjes së rritjes ekonomike globale nga viti i kaluar me 3,1 në 3 për qind ndërsa rritja për vitin aktual nga 3 në 2,9 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın