Turqia, Ekonomi

"Ekonomia e Turqisë do të rritet me 5 për qind"

Parashikimet e ekonomistëve ndryshojnë ndërmjet 3.5 për qind dhe 6.8 për qind për periudhën korrik-shtator

Gökhan Ergöçün   | 26.11.2020
"Ekonomia e Turqisë do të rritet me 5 për qind"

Stamboll

Ekonomia e Turqisë parashikohet të rritet me 5 për qind nga viti në vit në tremujorin e tretë të vitit 2020, zbulon sot një studim i Anadolu Agency (AA).

Autoriteti statistikor i vendit TurkStat të hënën do të publikojë shifrat e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për periudhën korrik-shtator.

Grupi prej 17 ekonomistësh parashikojnë një rritje mesatare prej 5 për qind nga viti në vit në tremujorin e tretë, duke lëvizur ndërmjet 3.5 për qind dhe 6.8 për qind.

Ekonomistët parashikuan gjithashtu që PBB-ja vjetore e Turqisë në vitin 2020 do të rritet me 0.3 për qind mesatarisht, pritshmëria më e lartë me 1 për qind dhe më e ulta me 0 për qind.

PBB-ja e vendit u rrit me 4.5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 dhe u tkurr me 9.9 për qind në tremujorin e dytë, për shkak të efekteve të pandemisë në ekonomi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın