Ekonomi

Bie prodhimi i PMI-së në Eurozonë

"Sektori i prodhimit në Eurozonë 'ka shkuar keq e më keq' në çdo muaj", tha Chris Williamson, ekonomisti kryesor i biznesit në IHS Markit

Gökhan Ergöçün   | 01.10.2019
Bie prodhimi i PMI-së në Eurozonë

Stamboll

Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve (PMI) në sektorin e prodhimit në Eurozonë ka shënuar rënie çdo muaj, duke arritur nivilin më të ulët në shtator që nga tetori i vitit 2012, bëri të ditur sot kompania ndërkombëtare e të dhënave me seli në Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Indeksi shënoi rënie në 45.7 nga 47 sa ishte muajin e kaluar, thuhet në raportin e kompanisë IHS Markit.

"Kushtet e punës në ekonominë prodhuese të Eurozonës u përkeqësuan në shtator në shkallën më lartë në vetëm më pak se shtatë vite", thotë kompania.

PMI e Eurozonës është publikuar me indeksin në 50.0 pikë, pa pësuar ndryshime në 8 muajt e fundit rresht, thuhet më tej.

Në shtator, të tre grupet e tregut, investimet, mallrat e ndërmjetme dhe të konsumit, përjetuan përkeqësime të kushteve të punës.

Kushtet e përkeqësuara të punës në Gjermani, me PMI-në përkatëse që arriti nivelin e saj më të ulët që nga qershori i vitit 2009, çoi në rënie në Eurozonë.

Gjithashtu Austria, Spanja, Italia dhe Irlanda kanë shënuar PMI të nivelit në 50.0 pikë.

"Ndërkohë, Franca me vështirësi shënoi një rritje ndërsa Holanda shënoi një rritje modeste. Greqia doli me performacat më të mira nga të gjitha vendet, me gjithë shkallën e rritjes së ulët të tre-mujorit", thuhet në raport.

Më tej thuhet se besimi në rajon ishte ndikuar negativisht nga Brexit-i dhe lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës.

"Përveç Holandës, besimi ishte më i ulët në të gjitha vendet e anketuara gjatë shtatorit", qëndron në raport.

Chris Williamson, ekonomisti kryesor i bizensit në IHS Markit, ka thënë se sektori i prodhimit të Eurozonës "ka shkuar keq e më keq" në çdo muaj.

"Indikacionet e PMI-së tregojnë për rënien më të madhe në gati shtatë vite dhe dërgojnë sinjale gjithnjë e më të zymta për tremujorin e katërt", theksoi ai.

Williamson tha se shkurtimi i punës është në shkallën më të lartë që nga viti 2013 dhe kjo shkakton përkeqësim në rrezikun e tregut të punës që mund të godasin familjet dhe sektorin e shërbimeve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın