Furkan Naci Top
09 Maj 2019•Përditësim: 10 Maj 2019
Papunësia në Greqi ka rënë në 18,5 për qind në muajin shkurt, njoftoi Instituti Grek i Statistikave (ELSTAT), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të ELSTAT, papunësia e rregulluar sezonalisht në këtë vend ka qenë 871.556 persona, ose 18,5 për qind në muajin shkurt. Kjo përqindje është më e ulëta që nga korriku i vitit 2011.
Ndërkohë papunësia për muajin janar është përmirësuar me 18,6 për qind.
Papunësia më e madhe në vend është shënuar në grupin e moshës mes 15-24 vjeç, e cila këtë vit ka pësuar rënie. Në muajin shkur të vitit të kaluar shifra ishte 46 për qind, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij viti u realizua me 38,8 për qind.
Edhe pse papunësia vazhdimisht ka pësuar rënie që nga vitit 2013 kur ishte afruar deri në 28 për qind, Greqia është vendi me papunësinë më të lartë në Eurozonë.
Papunësia në shkurt të vitit 2018 ishte 20,6 për qind.