Ekonomi

Bie interesimi për motorët me naftë në tregun e automjeteve në BE

Numri i regjistrimeve të reja të automjeteve me naftë bie për 13.9 për qind në 4.65 milionë, thotë shoqata e automobilave

Gökhan Ergöçün  | 06.02.2020 - Përdıtësım : 07.02.2020
Bie interesimi për motorët me naftë në tregun e automjeteve në BE

Stamboll

Ndërsa aksionet e automjeteve elektrike në tregun evropian të automobilave u rritën ndjeshëm, motorët dizelë shënuan një rënie të konsiderueshme në vitin 2019, sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vit, numri i regjistrimeve të reja të automjeteve me motor me naftë shënoi rënie me 13.9 për qind në 4.65 milionë, ndërsa veturat me benzinë u rritën me 5.2 për qind për të arritur në 8.96 milion, treguan të dhënat e ACEA-s.

Gjatë këtij viti, mbi 465,000 automobilë elektrik të reja, hibride dhe me bateri, u regjistruan në BE, duke u rritur me 53.5 për qind nga viti në vit.

Ndërkohë, totali i automjeteve me energji alternative (APV), elektrike, LPG, LNG, etanol, etj - u rrit me 42.9 për qind për të arritur në 1.6 milion njësi në vitin e fundit, mbi baza vjetore.

"Automjetet elektrike ishin ndër nxitësit kryesorë të kësaj rritjeje", tha ACEA.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.