Tuba Şahin
21 Nëntor 2019•Përditësim: 21 Nëntor 2019
Grupi i Bankës Islame për Zhvillim (BIZH) javën e ardhshme do të zgjerojë bashkëpunimin me Turqinë përmes transaksioneve të mëdha me vlerë prej më shumë se 500 milionë dollarë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshjet do të nënshkruhen në Takimin e 35-të Ministror të Komitetit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (COMCEC) më 27 nëntor, bëri të ditur banka në një njoftim të mërkurën.
Dy projekte të mëdha, Linja Periferike Gaziray dhe Projekti i Kalimit të Hekurudhave të Lehta (63 milionë euro) dhe Projekti i Kalimit të Hekurudhave të Lehta Kayseri (30 milionë euro) do të jenë pjesë e marrëveshjeve.
Projekti i Trenave me Shpejtësi të Lartë të Turqisë (312 milionë euro) pritet të përurohet në një ngjarje anësore të takimit me pjesëmarrjen e ministrit të Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak dhe ministres së Tregtisë, Ruhsar Pekcan.
Grupi i BIZH-it, i themeluar në vitin 1975 ka 57 vende anëtare në katër kontinente, Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerikën Latine.
Ai mban një vëllim vjetor të operacioneve me mbi 10 miliardë dollarë dhe një kapital të nënshkruar prej 70 miliardë dollarësh.
Që nga viti 1975 e deri më tani, Grupi i BIZH-it ka ndërtuar një portofol prej 452 operacionesh zhvillimi në sektorë të ndryshëm në Turqi, në shumën prej 11.4 miliardë dollarësh.