Ekonomi

Banka evropiane mbështet industrinë detare të Turqisë

"Kredia e BERZH-it do të financojë pjesërisht blerjen e të drejtave të funksionimit, modernizimin e portit dhe zgjerimin e kapacitetit të tij, për të cilin ndërmarrja është angazhuar në bazë të marrëveshjes së koncesionit"

Tuba Şahin  | 10.12.2019 - Përdıtësım : 11.12.2019
Banka evropiane mbështet industrinë detare të Turqisë

Ankara

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ofruar një kredi prej 17,5 milionë euro për operatorin e portit Tekirdağ në detin Marmara, ka njoftuar banka përmes një kumtese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Investimi ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin dhe zgjerimin e kapacitetit të portit.

Në njoftim thuhet se Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës (ICBC) ofron kredinë e njëjtë.

"Kredia e BERZH-it do të financojë pjesërisht blerjen e të drejtave të funksionimit, modernizimin e portit dhe zgjerimin e kapacitetit të tij, për të cilin ndërmarrja është angazhuar në bazë të marrëveshjes së koncesionit", thuhet në deklaratë.

Porti i Tekirdağ-ut, i vendosur në Turqinë veriperëndimore, merret me ngarkesa të përgjithshme, kontejnerë dhe i shërben prodhimit industrial dhe bujqësor, si dhe tregtisë në rajon.

Ceyport Tekirdağ operon me portin sipas një koncesioni 36-vjeçar të dhënë vitin e kaluar nga autoriteti turk i privatizimit.

Që nga viti 2009, EBRD ka investuar 11,5 miliardë euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë turke. Mbi gjysma e këtij investimi është për të promovuar qëndrueshmërinë dhe përdorimin racional të energjisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın