Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Inflacioni ka shënuar rritje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin tremujor të politikës monetare të këtij institucioni

Fatjon Cuka  | 01.02.2017 - Përdıtësım : 02.02.2017
Banka e Shqipërisë: Inflacioni ka shënuar rritje

Tiranë

TIRANË (AA) - Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për mediat ka folur mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe për zhvillimet kryesore që kanë karakterizuar ekonominë shqiptare gjatë vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin tremujor të politikës monetare të këtij institucioni.

Sipas Sejkos, pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25 përqind.

"Rritja e inflacionit gjatë tremujorit të katërt erdhi si pasojë e rritje së çmimeve të ushqimeve dhe naftës. Në aspektin makroekonomik trendi rritës i inflacionit gjatë kësaj periudhe reflekton shtimin e presioneve inflacioniste nga mjedisi i brendshëm. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ekonomia shqiptare u rrit me 3.3 përqind gjatë 9 mujorit të parë të vitit 2016 dhe 3.1 përqind në tremujorin e tretë", u shpreh Sejko.

Sipas tij rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe të investimeve private, si dhe rritjen e të ardhurave nga sektori i turizmit. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın