Muhammed Ali Gürtaş
02 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Lira turke ka hyrë në javën e tretë që prej kur filloi stabilizimi i saj krahasuar me dollarin amerikan, pasi paraprakisht Sistemi Qendror Bankar (FED) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosi të mbaj normat e interesit të pandryshuara, raporton Anadulu Agency (AA).
Të enjten në mëngjes, dollari amerikan filloi të humb vlerën e këmbimit me lirën turke për 1 përqind, më konkretisht nën 3.73.
Në dy ditët e kaluara shkalla e këmbimit lëvizte mes 3.75 dhe 3.80 lira për një dollar.
Analistët thonë se rënia e indeksit të dollarit, që filloi pas vendimit të FED-it të mbajë normën e politikës së pandryshuar të bankës në 0.50-0.75 përqind, mund të vazhdojnë në ditët e ardhshme duke e çuar kursin e këmbimit dollar/lirë në 3.65.