Ekonomi

Ëndrra e "Hekurudhës së Mëndafshit" bëhet realitet

Treni i mallrave të mërkurën do të udhëtojë pa ndërprerë nga Xian në Pragë përmes tunelit nëndetar të Stambollit, Marmaray

Gökhan Ergöçün   | 05.11.2019
Ëndrra e "Hekurudhës së Mëndafshit" bëhet realitet ( Elif Öztürk - Anadolu Agency )

Stamboll

Treni i parë i mallrave, i cili të mërkurën do të udhëtojë pa ndërprerë nga Kina në Çeki përmes Turqisë, e shndërron në realitet ëndrrën e "Hekurudhës së Mëndafshit", raporton Anadolu Agency (AA).

Rruga e vërtetë e Mëndafshit ishte një rrugë tregtare e cila ishte aktive mes shekullit të dytë para erës së re dhe shekullit të 18-të nga Kina në Evropë përmes Anadollit dhe Mesdheut.

Në kuadër të iniciativës "Një rrip një rrugë" (One Belt One Road), e cila ka për qëllim që të lidhë Azinë, Afrikën dhe Evropën përmes linjave rrugore dhe detare, një tren mallrash përmes tunelit nëndetar të Stambollit, Marmaray, në mënyrë të pandërprerë do të udhëtojnë në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, duke u nisur nga Xian, kryeqytetin e provincës Shaanxi në Kinën qendrore.

Treni, i cili do të udhëtojë në një linjë hekurudhore të gjatë 11.500 kilometra, do të transportojë mallra elektronike me 42 kontejnerë, tha Fatih Erdoğan, kreu i kompanisë logjistike Pasifik Eurasia, kompani e cila e ndërmori seksionin hekurudhor të Turqisë.

"Si rezultat i një bashkëpunimi të rëndësishëm me Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe republikat turke, ne do të realizojmë transportin e parë nëpër korridorin Kinë-Evropë", theksoi ai në një konferencë për media në Stamboll.

Vëllimi i shkëmbimit tregtar mes Kinës dhe Evropës është rreth 21 trilion dollarë, ndërsa vetëm 3% e këtij shkëmbimi tregtar realizohet përmes transportit hekurudhor, theksoi ai.

Erdoğan gjithashtu tha se transporti i parë që do të realizohet të mërkurën është shumë i rëndësishëm pasi do të shënojë fillimin e tregtisë përmes këtij korridori, duke shtuar se Turqia ka një rëndësi gjeopolitike dhe shumë mundësi në transportin hekurudhor.

Linja hekurudhore do të zvogëlojë kohën e transportit mes Kinës dhe Turqisë nga një muaj në 12 ditë, ndërsa e gjithë rruga nga Xian në Pragë do të zgjasë 18 ditë.

Treni të mërkurën do të mirëpritet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın