Bota

Zjarri në qendrën logjistike në Korenë e Jugut vihet nën kontroll

Zyrtarët bënë të ditur se për shuarjen e zjarrit janë dërguar në zonë 430 persona, 11 helikopterë dhe 150 pajisje, si dhe shtuan se megjithëse zjarri kryesor është vënë nën kontroll, ndërhyrja vazhdon në “nivelin e 2-të”

Irmak Akcan  | 16.11.2025 - Përdıtësım : 16.11.2025
Zjarri në qendrën logjistike në Korenë e Jugut vihet nën kontroll Foto: AA/Arkiv

Ankara

Zjarri që shpërtheu në qendrën logjistike të kompanisë “E-Land Fashion” në qytetin Cheonan të Koresë së Jugut është vënë nën kontroll, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, rreth orës 06:00 me kohën lokale, në një qendër logjistike 4-katëshe në qytetin Cheonan, rreth 90 kilometra në jug të kryeqytetit Seul, ka shpërthyer një zjarr.

Zyrtarët e zjarrfikësve deklaruan se zjarri është vënë nën kontroll rreth orës 15:30 dhe se nuk ka pasur humbje jete.

Zyrtarët bënë të ditur se për shuarjen e zjarrit janë dërguar në zonë 430 persona, 11 helikopterë dhe 150 pajisje, si dhe shtuan se megjithëse zjarri kryesor është vënë nën kontroll, ndërhyrja vazhdon në “nivelin e 2-të” për shkak të numrit të madh të thëngjijve brenda qendrës që mund të shkaktojnë rindezje të mundshme.

Njoftohet se rreth 500 persona punojnë në qendrën logjistike gjatë ditëve të javës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.