Bota

Zjarr në një fabrikë në Greqi, 3 të vdekur dhe 2 të zhdukur

Shtatë punëtorë u dërguan në spital, raportojnë mediat lokale

Ahmet Gençtürk  | 26.01.2026 - Përdıtësım : 26.01.2026
Zjarr në një fabrikë në Greqi, 3 të vdekur dhe 2 të zhdukur

Athinë

Tre punëtorë humbën jetën dhe dy të tjerë u zhdukën pas një shpërthimi të madh në një fabrikë biskotash në qytetin Trikala të Greqisë, transmeton Anadolu.

"Në kohën e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit sipas orës lokale, 12 deri në 13 punëtorë ishin në turn", tha transmetuesi publik ERT, duke shtuar se tre trupa u gjetën të djegur disa orë pas incidentit.

Po punohet për të gjetur dy punëtorë të tjerë që u zhdukën, raportoi transmetuesi.

Shtatë punëtorë të tjerë u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Trikalasë aty pranë, tha ai.

Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın