Mahmut Atanur
05 Janar 2016•Përditësim: 05 Janar 2016
PEKIN (AA) - Të paktën 14 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë u plagosën nga zjarri që përfshiu një autobus pasagjerësh i cili qarkullonte në provincën Ningxia Hui në veriperëndim të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi sot herët në mëngjes, kur autobusi po kalonte pranë sallonit të mobilieve në Helan County. Në kohën e incidentit në autobus kishte rreth 50 pasagjerë, dhe ishte një kapacitet prej 84 vendesh në pronësi të kompanisë së transportit publik Yinchuan.
Në mesin e udhëtarëve tetë persona janë me lëndime të rënda, ndërsa të tjerët kanë marrë djegie të vogla apo asfiksim të lehtë nga tymi.