Tevfik Durul
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Një zjarr shpërtheu në kampin e refugjatëve në Moria të ishullit Lesbos në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare greke të lajmeve ANA, zjarri shpërtheu në pjesë të ndryshme të kampit pas mesnatës.
Një numër i madh i policisë dhe zjarrfikësve janë dërguar në rajon, ndërsa sipas vlerësimeve të para, zjarri nuk ka shkaktuar të vdekur ose të lënduar.
Autoritetet kanë deklaruar se refugjatët janë transferuar në vende të sigurta dhe disa prej tyre kanë ecur drejt qendrës së qytetit të Lesbosit.
Kampi nga java e kaluar ishte në karantinë për shkak të 35 rasteve me koronavirus (COVID-19) të zbuluara.
Në kampin në Moria gjenden rreth 12.500 refugjatë.
Organizatat humanitare ndërkombëtare tërheqin vëmendjen për mbipopullimin dhe kushtet çnjerëzore në kamp, duke thënë se mbajtja e distancës sociale dhe kushteve higjienike nuk mund të sigurohen atje.