Tufan Aktaş
21 Nëntor 2017•Përditësim: 22 Nëntor 2017
HARARE (AA) - Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe, një javë pas ndërhyrjes ushtarake bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Letra e dorëheqjes së presidentit Mugabe është lexuar në Parlament me ç'rast ka nisur hetim ndaj tij.
Në letrën e tij duke vënë në dukje se vendimin për dorëheqjen e ka marrë vullnetarisht, Mugabe ka thënë se vendimi u shkaktua nga shqetësimi i popullit të Zimbabves për mirëqenien e tyre dhe dëshirën për të ndryshuar autoritetin pa asnjë problem.
Nga ana tjetër, Lovernore Matuke nga partia në pushtet ka deklaruar se brenda 48 orëve në krye të detyrës së presidentit do të emërohet Emmerson Mnangagwa, i cili ka kaluar në krye të partisë në pushtet.
Mnangagwa sot i kishte bërë thirrje Muagbes që të dëgjonte popullin dhe të japë dorëheqje sa më shpejtë që të ishte e mundur.
Gjatë momentit që arriti letra e dorëheqjes, parlamenti po përpiqej të përcaktonte emrat e komisionit për të shqyrtuar propozimin e hetimit të paraqitur nga partia qeverisëse, Uniteti Kombëtar Afrikan - Fronti Patriotik i Zimbabve (ZANU-PF).
Robert Mugabe lindi në vitin 1924. Ai qeverisi për 37 vjet Zimbabven, një ish koloni britanike e cila para pavarësisë ka patur emrin Rodezia Jugore.