Erbil Başay
24 Shtator 2017•Përditësim: 24 Shtator 2017
BERLIN (AA) – Në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, në qytetin e tij të lindjes në Würselen të landit Rhine-Westphalia veriore votoi kandidati për kancelar dhe kryetari i përgjithshëm i Partisë Social Demokrate Martin Schulz, raporton Anadolu Agency (AA).
Schulz në komunën Würselen erdhi me bashkëshorten e tij, Inge Schulz. Pasi hedhi votën, Schulz në një deklaratë për mediat tha se shpreson që sot një numër i madh i qytetarëve do të dalin për të votuar.
“Kam shpresën që sot sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur ta përdorin të drejtën e zgjedhjes dhe t’i japin votat e tyre për partitë demokratike, duke e forcuar të ardhmen demokratike të Gjermanisë”, thotë Schulz.
Ai tha se një numër i madh i votuesve janë të pavendosur. “Besoj se ka votues të cilët mendojnë se kujt do t’ia japin votën edhe në ditën e votimit”, tha Schulz.
Kandidati për kancelar të Gjermanisë u shpreh se partia e tij do të marrë rezultate të mira nga zgjedhjet.
Ndërkaq, kancelarja gjermane dhe kryetarja e përgjithshme e Unionit Kristian-Demokrat (CDU) Angela Merkel do të votojë në orët e pasdites në Berlin.