Ekip
10 Nëntor 2020•Përditësim: 10 Nëntor 2020
Votuesit jordanezë sot janë drejtuar drejt vendvotimeve për të zgjedhur parlamentin e ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 1.674 kandidatë, përfshirë 360 gra, garojnë për 130 vende në Parlament.
Sipas komisionit zgjedhor të vendit, rreth 4.6 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme në 1.824 qendra votimi në të gjithë mbretërinë.
"Janë 47 parti që garojnë për vendet në zgjedhjet e sotme parlamentare", tha Amer Bani Amer, drejtori i Qendrës Rased-Hayyat, që monitoron qeverinë dhe parlamentin.
Amer tha se Fronti i Veprimit Islam, krahu politik i Vëllazërisë Muslimane ka 41 kandidatë në zgjedhje.
Legjislatura përbëhet nga dy dhoma, Senati, Dhoma e Lartë e Parlamentit, e cila ka 65 vende dhe Dhoma e Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët e Parlamentit.