Abdullah Uluyurt
04 Janar 2018•Përditësim: 04 Janar 2018
KHARTOUM (AA) – Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka marrë vendim për zgjatjen e armëpushimit mes grupeve të armatosura në vend për 3 muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të Sudanit (SUNA), Bashir ka marrë vendim për zgjatjen e armëpushimit në të gjitha rajonet operacionale për 3 muaj.
Pas takimeve të realizuara mes qeverisë së Sudanit dhe grupeve të armatosura gjatë muajit tetor, ishte vendosur që afati i armëpushimit në rajonet operacionale të zgjatet deri më 31 dhjetor të vitit 2017.
Me këtë, vendimi për armëpushim mes shtetit dhe grupeve terroriste, i cili ka nisur në muajin qershor të vitit 2016, është zgjatur për herë të 5-të.