Ramin Abdullayev
28 Dhjetor 2023•Përditësim: 29 Dhjetor 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se prodhimi i armëve në Ukrainë është trefishuar në vitin e fundit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy deklaroi se "Duhet të jemi të fortë. Kemi trefishuar prodhimin e armëve në vitin e fundit. Rusia duhet të kuptojë se përgjigja për çdo sulm të saj nuk do të vonohet. Na duhet fitore. Ukraina duhet të jetë më e fortë".
Duke informuar se në sektorin e mbrojtjes së Ukrainës aktualisht janë punësuar 300 mijë persona, Zelenskyy tërhoqi vëmendjen se 4 nga 5 kompani të mbrojtjes janë private.
Ndër të tjera, Zelenskyy theksoi se bëhet fjalë për prodhim të përbashkët edhe me prodhuesit e huaj më të mëdhenj të armëve në botë.