Bota

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Autoritetet kompetente kanë lëshuar paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit në rajon, por i njëjti u tërhoq pas disa minutash

Recep Şakar  | 16.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Melbourne

Një tërmet prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter goditi mbrëmë arqipelagun e Kermadecit në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile e Zelandës së Re tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua në arqipelagun e pabanuar të Kermadecit, rreth 800 kilometra në veri të pjesës tjetër të Zelandës së Re.

Autoritetet gjithashtu lëshuan një paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit në rajon, por i njëjti u tërhoq pas disa minutash.

Tërmeti i fundit shkatërrues në Zelandën e Re ndodhi para 8 vitesh kur të paktën 185 persona humbën jetën në Christchurch.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın