Ayşe Doğru
03 Shtator 2019•Përditësim: 05 Shtator 2019
Në provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan, është zbuluar një lloj i ri i ketrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Xinhua, një ekip nga Kina dhe Australia, kanë vëzhguar dy ketra të llojit të ri të cilët fluturojnë në Rezervin Natyral të Malit Gaoligong.
Li Quan nga ekipi hulumtues tha se të dy ketrat kanë jetuar në një zonë të izoluar.
"Në këtë rajon, me siguri jetojnë edhe anëtarë të tjerë të llojit të ri", tha Li.
Dy llojet që janë zbuluar më parë, ishin gjetur në pjesët e të njëjtit rajon në anën e Indisë dhe Laosit.