Gamze Türkoğlu Oğuz
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
ANKARA (AA) – Gjenden fosile që supozohet t’i përkasin paraardhësve që kanë jetuar para 700 mijë viteve të species njerëzore primitive të njohur si Hobit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gjetjeve të fundit të publikuara në revistën Nature, në rajonin Mata Menge të ishujve Flores të Indonezisë janë zbuluar fosile të një të moshuari dhe dy fëmijëve.
Shkencëtarët potencuan se fosilet datojnë para 700 mijë vitesh duke thënë se në Mata Menge janë gjetur mjete guri nga periudha edhe më të hershme.
Thuhet se mbetjet që përbëhen nga nofulla e poshtme dhe dhëmbët i ngjasojnë çuditërisht fosileve të Hobitëve që për herë të parë u zbuluan në vitin 2004 në këtë zonë dhe se supozohet se u përkasin paraardhësve të specieve njerëzore për të cilët nuk ka shumë njohuri.