Felix Nkambeh Tih
25 Tetor 2019•Përditësim: 29 Tetor 2019
Presidenti i Zambias, Edgar Lungu në shënimin e 55-vjetorit të pavarësisë së vendit ka falur 283 të burgosur, njoftoi një zyrtar qeveritar të enjten vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas "Lusaka Times", ministri i Punëve të Brendshme, Stephen Kampyongo tha se janë falur 245 burra dhe 38 gra.
Zambia fitoi pavarësinë e saj më 24 tetor të vitit 1964 nga Mbretëria e Bashkuar.