Bota

YPG/PKK hap zjarr ndaj protestuesve në Deir ez-Zor të Sirisë

Në sulmin ndaj civilëve që protestonin shkaku i vrasjes së udhëheqësit të një fisi shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve

Zehra Nur Düz  | 04.08.2020 - Përdıtësım : 05.08.2020
YPG/PKK hap zjarr ndaj protestuesve në Deir ez-Zor të Sirisë Foto: AA/Arhiv

Ankara

Një civil u vra dhe tre të tjerë u plagosën sot në lindje të Sirisë kur grupi terrorist YPG/PKK hapi zjarr ndaj njerëzve që protestonin për vrasjen e udhëheqësit të një fisi, raporton Anadolu Agency (AA).

Banorët lokalë, që jetojnë nën okupimin e YPG/PKK-së, u mblodhën në qytete të ndryshme të provincës Deir Ez-Zor për të protestuar kundër vrasjes së Sheikh Mutchir al-Hammud al-Ced'an, udhëheqësi i fisit Akaidat.

Al-Ced'an u sulmua të dielën nga njerëz të paidentifikuar në një fshat në lindje të provincës.

Sipas burimeve lokale, al-Ced'an kishte refuzuar të marrë pjesë në një takim me fiset arabe 10 ditë më parë, të organizuar nga Ferhat Abdi Sahin, i njohur gjithashtu si Mazloum Kobani, një nga drejtuesit e YPG/PKK-së.

Provinca dhe qyteti Deir ez-Zor në lindje të Lumit Eufrat aktualisht është nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve. Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë, plagosur dhe janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.