Hatice Kesgin
09 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
ANKARA (AA) - President aktual i Xhibutit, Ismail Omar Guelleh ka fituar zgjedhjet presidenciale, me ç'rast mori besimin për ta udhëhequr vendin për të katërtën herë, njoftoi të shtunën televizioni shtetëror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve paraprake, Guelleh mori më shumë se 79 përqind të votave. Guelleh është president i Xhibutit që kur vendi u pavarësua nga Franca në vitin 1977.
Sipas televizionit shtetëror, pjesëmarrja në zgjedhje ishte më shumë se 61 përqind.
68-vjeçari Guelleh, përfaqëson koalicionin qeverisës, Unioni për Shumicë Presidenciale. Pjesmarrja e tij për rizgjedhje ka shkaktuar kritika pasi ai nuk mbajti premtimin e mëparshëm, ku kishte thënë se nuk do të kandidohej sërish.