Doga Kirmizioglu
17 Janar 2019•Përditësim: 17 Janar 2019
ANKARA (AA) - Tenisti zviceran Stan Wawrinka u eliminua në raundin e dytë të turneut Australian Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Wawrinka, kampion i vitit 2014 në turneun që mbahet në Melburn, u mposht nga kanadezi Milos Raonic, bartës i 16-të i këtij kampionati Grand Slam këtë vit, me rezultatin 3-1 në sete (6-7, 7-6, 7-6 dhe 7-6) në një përballje që zgjati katër orë e një minut.
Pas ndeshjeve të fundit, tre tenistë arritën të kalojnë në fazën e ardhshme duke i mposhtur kundërshtarët e tyre me rezultatin 3-0, edhe atë Borna Coric nga Kroacia, Fabio Fognini nga Italia dhe Pablo Carreno Busta nga Spanja.
Ndërkaq, në garën te femrat, japonezja Naomi Osaka, bartëse e katërt, mposhti tenisten sllovene Tamara Zidansek 2-0 në sete (6-2 dhe 6-4).
Bartësja e gjashtë, ukrainasja Elina Svitolina, pa vështirësi mposhtoi sllovaken Viktoria Kuzmova në dy sete, 6-4 dhe 6-1.
Po ashtu, në raundin e ardhshëm u kualifikua edhe çekja Karolina Pliskova, bartëse e shtatë, e cila mundi amerikanen Madison Brengle 2-1 në sete (4-6, 6-1 dhe 6-0).
Garën e kanë vazhduar edhe tenistja belge Elise Mertens, letonezja Anastasija Sevastova dhe tenistja amerikane Madison Keys.