Bota

"Washington Post": Rusia përgatitet për pushtimin e Ukrainës

Në dokumentin ku përfshihen edhe pozicionet e njësive ruse, pretendohet se Rusia përpjekjen e saj për pushtim kundër Ukrainës do ta kryejë me 175 mijë ushtarë

Kasım İleri   | 04.12.2021
"Washington Post": Rusia përgatitet për pushtimin e Ukrainës

Washington DC

Inteligjenca e SHBA-së paralajmëron se Rusia ka bërë përgatitje për të sulmuar Ukrainën ku do të marrin pjesë 175 mijë ushtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në dokumentin e inteligjencës, sipas gazetës "Washington Post", pretendohet se ushtria ruse në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë sulme nga fronte të ndryshme ndaj Ukrainës.

Në dokumentin ku përfshihen edhe pozicionet e njësive ruse, pretendohet se Rusia përpjekjen e saj për pushtim kundër Ukrainës do ta kryejë me 175 mijë ushtarë.

Gjithashtu në dokument, krahas pajisjeve të reja të artilerisë dhe pajisjeve të tjera të qitjes indirekte pretendohet se 50 njësi taktike janë vendosur nga Rusia në shumë pika në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Teksa Ukraina pretendon se Rusia ka grumbulluar 94 mijë ushtarë në kufi, në dokumentin e inteligjencës amerikane pretendohet se aktualisht numri i ushtarëve në batalionet taktike është rreth 70 mijë dhe se kjo shifër së shpejti do të rritet në 175 mijë dhe se Rusia dërgon dhe tërheq në mënyrë të vazhdueshme ushtarët e saj përgjatë kufirit.

Po ashtu në dokument pretendohet se edhe grumbullimet e mëparshme të forcave ruse në kufi kanë qenë stërvitje e përgatitjes për pushtim dhe se ushtria ruse për të përshpejtuar pushtimin mund të vazhdojë rrugën duke lënë pajisjet trajnuese në pozicionet aktuale.

Një zyrtar i cili ka folur për gazetën "Washington Post", pretendon se grumbullimi aktual i ushtrisë ruse është gati dyfishi i grumbullimit që Rusia kreu në kufirin e Ukrainës në muajt e pranverës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın