Doga Kirmizioglu
27 shtator 2017•Përditësim: 28 shtator 2017
ANKARA (AA) - Agjencia Botërore e Kundër Dopingut (WADA) ka pezulluar akreditimin e laboratorit të anti-dopingut në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë në faqen e internetit të WADA-s thuhet se me arsyetimin e mospërmbushjes së standardit të nevojshëm ndaj qendrës së kontrollit për doping në kryeqytetin e Francës, Paris, është nisur një hetim disiplinor dhe se është pezulluar akreditimi i qendrës deri në përfundim të procesit.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Francez kundër Dopingut, Mathieu Teoran tha se dënimi në fjalë është dhënë për shkak të një problemi teknik.
Pasi ka vënë në dukje se ka patur problem në pajisjen ku janë analizuar mostrat e dopingut, Teoran shtoi se në rast se rimarrin sërish akreditimin do të analizojnë sërish të gjitha mostrat të cilat kanë mundësinë që të jenë prekur nga problemi.
Në Paris i cili do të jetë vendi organizator i Lojërave Olimpike 2024, vitin e kaluar u analizuan 13.500 mostra.