Bekim Laci
12 janar 2016•Përditësim: 12 janar 2016
ANKARA (AA) - Vëllazëria Muslimane ka dënuar sot fuqishëm sulmin terrorist në “Sulltanahmet” të Stambollit ku si pasojë disa persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
“Zyra e Vëllazërisë Muslimane jashtë vendit, dënon shpërthimin e mëngjesit të sotëm në Stamboll që rezultoi me disa të vrarë dhe të plagosur. Shprehim ngushëllimet tona për qeverinë dhe popullin e Turqisë si dhe për familjet e viktimave. Lutjet tona shkojnë për të plagosurit për shërim të shpejtë” thuhet në reagimin e Vëllazërisë Muslimane.
Që nga 3 korriku i vitit 2013 kur presidenti i zgjedhur me votë të lirë, Muhamed Morsi u rrëzua nga posti me grusht ushtarak regjimi në Egjipt gjykon drejtuesit e Vëllazërisë Muslimane dhe anëtarët e saj me akuzat për nxitje të dhunës dhe terrorizmit.