Zehra Ulucak
24 Dhjetor 2018•Përditësim: 25 Dhjetor 2018
MILANO (AA) - Një nga vullkanet më aktivë në botë Etna sërish është riaktivizuar duke filluar të nxjerrë lavë të zjarrtë dhe hi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Observatori Vullkanik i Etnës në ishullin italian të Sicilisë tha se një rritje e aktivitetit vullkanik është regjistruar në ditët e fundit pas së cilës nga të çarat e reja shpërthyen lava dhe hiri.
Në njoftim theksohet se një çarje e re ndodhi në juglindje të kraterit të vullkanit.
Gjatë mbrëmjes së kaluar afër vullkanit u regjistruan 130 dridhje të tokës, nga të cilat më e forta ishte katër ballë sipas Rihterit.
Popullsia lokale është në gatishmëri maksimale, por për momentin nuk ka asnjë informacion për rrezikun mbi ta.
Me mbi 3.320 metra mbi nivelin e detit, Etna është vullkani dhe mali më i lartë nën Alpet në Evropë. Sipas US Geological Survey, Etna është një nga vullkanet më aktive në botë. Shpërthimi i fundit i madh ka ndodhur në vitin 2009.