Büşra Nur Çakmak
03 Mars 2022•Përditësim: 03 Mars 2022
Një anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka humbur jetën në Ukrainë në mes të luftës së saj me Rusinë, bëri të ditur sot organizata, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Maryna Fenina, një anëtare kombëtare e Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë (SMM) humbi jetën nga granatimet në Kharkov më 1 mars", njoftoi OSBE-ja në një deklaratë.
Shefi i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid u cituan në deklaratë të kenë thënë se "Maryna ishte një anëtare e çmuar e ekipit të SMM dhe kolegët tanë në Ukrainë mbeten të kontakt të afërt me familjen e saj për të ofruar mbështetjen tonë”.
Sipas OSBE-së, Fenina u vra ndërsa po merrte furnizime për familjen e saj në qytet, i cili u bë "një zonë lufte".
“Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe nga e gjithë OSBE-ja, operacioni i paprovokuar ushtarak kundër Ukrainës vazhdon”, thuhet në deklaratë.