Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout,Zeynep Hilal Karyağdı Duran
09 Maj 2024•Përditësim: 10 Maj 2024
Ushtria izraelite njoftoi se një nga ushtarët e saj është vrarë në kufi me Libanin, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se ka humbur jetën rreshteri Haim Sabach (20), i cili ka shërbyer në operacionin në veri të vendit.
Në deklaratë nuk jepen detaje për vrasjen e ushtarit.
Në lajmin e "The Times of Israel" dje thuhej se numri total i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 8 tetori 2023, në sulmet e Hezbollahut me armë të ndryshme nga jugu i Libanit në rajonet veriore të Izraelit, është rritur në 13.
Në përleshjet e vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, humbën jetën 288 anëtarë të Hezbollahut, 60 civilë libanezë, 18 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi dhe 12 anëtarë të Xhihadit Islamik.