Ekip
10 Mars 2020•Përditësim: 10 Mars 2020
Së paku 43 persona janë vrarë në veri të Burkina Faso-s nga sulmues të paidentifikuar, thuhet në një deklaratë të qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmet e së dielës synuan dy fshatrat Dinguila dhe Barga, të banuara nga barinjtë Fulani, të vendosur në provincën Yatenga afër kufirit me Malin, thuhet në deklaratë.
Forcat e sigurisë u vendosën menjëherë për të siguruar fshatrat, shtohet më tej.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Duke dënuar sulmin, qeveria tha se bëhen përpjekje për të rikthyer qetësinë në fshatra.
Shifrat e OKB-së tregojnë se sulmet ekstremiste në vendet Sahel të Malit, Nigerit dhe Burkina Faso-s kanë vrarë 4.000 persona në vitin 2019, duke shkaktuar një krizë të paprecedentë humanitare dhe duke detyruar 600 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.