Bota

Venezuela negocion me Kryqin e Kuq për ndihmat humanitare

"Ne i respektojmë të gjitha ndihmat legjitime që sigurojnë interesat e popullit tonë dhe janë të përcaktuara me marrëveshje", tha Maduro.

Lokman İlhan  | 12.04.2019 - Përdıtësım : 13.04.2019
Venezuela negocion me Kryqin e Kuq për ndihmat humanitare

Caracas

Qeveria e Venezuelës po negocion me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) për ndihmat humanitare në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro gjatë një fjalimi në një aktivitet në pallatin presidencial Miraflores në Karakas, tha se vazhdojnë bisedimet mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe presidentit të ICRC-së Peter Maurer dhe delegacionit të tij që e shoqëron.

Maduro tha se bisedimet janë të përqendruara mbi një marrëveshje ku do të përcaktohen pikat që do të mundësojnë të gjithë elementët e Kryqit të Kuq të punojnë nën një çati të vetme në pjesë të ndryshme të vendit.

Duka bërë të ditur se me marrëveshjen mund të punojnë edhe me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Maduro ka vënë theksin në rëndësinë që puna të kryhet në mënyrë të tillë që "të mos bëhet gabim, të mos lejohet manilpulim dhe ndarje politike si dhe të jenë në përputhje me

protokollin e sigurisë dhe të respektohet sovraniteti i Venezuelës".

"Ne i respektojmë të gjitha ndihmat legjitime që sigurojnë interesat e popullit tonë dhe janë të përcaktuara me marrëveshje", tha Maduro.

Maduro dhe delegacioni i Kryqit të Kuq nën kryesimin e Maurer u takuan në fillim të javës në rezidencën presidenciale Miraflores.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.