Murat Karadağ
11 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
SANTO DOMINGO (AA) - Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka konfirmuar se rreth 35 mijë venezuelas kanë udhëtuar drejt Kolumbisë për të blerë ilaçe dhe ushqime pas hapjes së kufirit nga ky vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale thuhet se banorët e rajonit kufitar të Venezuelës me Kolumbinë, Tachira, janë nisur drejt vendit fqinj për të blerë ilaçe dhe ushqime.
Prefekti i Tachira-s, Jose Gregoria Vielma Mora ka thënë se me urdhrin e Maduro-s është hapur një korridor për ndihma humanitare dhe si rrjedhojë rreth 35 mijë shtetas të Venezuelës kanë udhëtuar drejt Kolumbisë.