Bota

Vendet afrikane e presin Ramazanin në ditë të ndryshme

Somalia, Mali, Nigeria, Kameruni, Etiopia, Xhibuti, Gana, Sudani i Jugut, Gambia, Sejshelet, Egjipti, Libia, Tunizia dhe Algjeria njoftuan se Ramazani fillon sot ndërkohë Afrika e Jugut, Senegali, Maroku dhe Sudani agjërimin fillojnë nesër

Ömer Erdem  | 24.04.2020 - Përdıtësım : 24.04.2020
Vendet afrikane e presin Ramazanin në ditë të ndryshme

Hartum

HARTUM (AA) - Fillimi i muajit të Ramazanit në vendet afrikane përkon në ditë të ndryshme këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Somalia, Mali, Nigeria, Kameruni, Etiopia, Xhibuti, Gana, Sudani i Jugut, Gambia, Sejshelet, Egjipti, Libia, Tunizia dhe Algjeria njoftuan se Ramazani fillon sot ndërkohë Afrika e Jugut, Senegali, Maroku dhe Sudani bënë të ditur agjërimi në këto vende fillon të shtunën.

Këshilli i Unionit të Dijetarëve të Afrikës së Jugut njoftoi se për shkak se nuk kanë arritur ta shohin Hënën, Ramazanin do ta fillojnë ditën e shtunë.

Gjithashtu edhe autoritetet fetare të vendeve si Senegali, Sudani dhe Maroku, për të njëjtën arsye muajin e agjërimit do të fillojnë nesër.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın