Ekip
14 Korrik 2019•Përditësim: 15 Korrik 2019
Në moshën 89-vjeçare sot në Bangladesh ka vdekur ish-diktatori ushtarak Hussain Muhammad Ershad, në një spital ushtarak në Dhaka, raporton Anadolu Agency (AA).
Ish-diktatori dhe udhëheqësi aktual i partisë opozitare Jatiya vdiq për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ndërsa në ditët e fundit luftoi me hemoglobinë e ulët të gjakut.
H.M. Ershad në repartin e kujdesit intensiv ishte shtruar që më 30 qershor.
Partia Jatiya konfirmoi se H.M. Ershad vdiq ndërsa kryeministrja e Bangladeshit, Sheikha Hasina gjithashtu dërgoi mesazh ngushëllimi.
H.M. Ershad erdhi në pushtet në Bangladesh në vitin 1982 dhe një vit më vonë u shpall president i saj. Nga pushteti u rrëzua në vitin 1990 dhe kaloi 7 vjet në burg.