Ekip
02 shtator 2019•Përditësim: 03 shtator 2019
Ambasadori i Rusisë në Egjipt, Sergei Kirpichenko, ka vdekur në moshën 68-vjeçare, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një kumtesë, nga ministria thonë se ambasadori papritmas vdiq në një spital në Kajro.
Megjithatë, në kumtesë nuk jepen detaje në lidhje me shkakun e vdekjes.
Kirpichenko ishte ambasador i Rusisë në Egjipt që nga viti 2011. Ai gjithashtu ishte i dërguari i Rusisë në Ligën Arabe me seli në Kajro.
I lindur në vitin 1951, ai gjithashtu ka shërbyer si ambasador i Rusisë në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libi dhe në Siri.