Ala er-Rimavi ,Afra Aksoy
07 Gusht 2016•Përditësim: 08 Gusht 2016
JERUSALEM (AA) – Bëhet e ditur se policia izraelite ka arrestuar një rojë të Aksasë gjatë vizitës së kolonëve hebrenj në Mesxhidi Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga rojet e Aksasë policia izraelite ka arrestuar rojën Luej Ebu es-Said derisa gjatë hyrjes në Mesxhidi Aksa së bashku me 45 kolonë hebrenj.
Njoftohet se Ebu Said është dërguar në vend të panjohur nga ana e policisë dhe se çështja po ndiqet nga Departamenti i Vakëfeve Islame në Jerusalem.
Mbreti i Jordanisë Abdullah dhe Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas, në mars të vitit 2013 kishin nënshkruar marrëveshjen e cila Jordanisë i jepte “të drejtën për ruajtjen e Jerusalemit dhe vlerave të shenjta të tij”.
Jordania po ashtu ruan të drejtën e përgjegjësisë për çështjet fetare në Jerusalem sipas Marrëveshjes së Vadi Arabasë të nënshkruar në vitin 1994 me Izraelin, ndërkohë që në Jerusalem në detyrë janë të angazhuar 850 persona nën çatinë e Presidencës së Vakëfeve të Jordanisë, prej të cilëve 300 janë roje të Mesxhidi Aksaskë.
Theksohet se forcat izraelite të sigurisë kohëve të fundit marrin vendime për arrestimin, dënimin në të holla dhe largimin nga detyra të rojeve të Aksasë. Në komunikatën e përbashkët të cilën e kishin publikuar institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile, ishte thënë se “Përmes politikave sistematike kundër rojeve të Aksasë, Izraeli po synon të fusë frikë”.