Enes Canlı
05 Tetor 2023•Përditësim: 06 Tetor 2023
Qindra hebrenj fanatikë bastisën Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar me pretekstin e "Festës Sukkot", transmeton Anadolu.
Policia izraelite, e cila shtoi praninë e saj në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar pas namazit të mëngjesit, krijoi barriera dhe postblloqe hekuri dhe nuk lejoi palestinezët të hynin në Mesxhid al-Aksa.
Duke filluar nga orët e mëngjesit, hebrenjtë erdhën në qytetin e vjetër me bimë të mbështjella me shkopinj druri, të veçanta për Sukkot.
Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, në ditën e gjashtë të Sukkot-it, 832 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë al-Aksa në grupe nën mbikëqyrjen e policisë izraelite.
Sipas kësaj, 5.057 kolonë fanatikë hebrenj kanë bastisur deri më tani Xhaminë al-Aksa gjatë festës së Sukkot, e cila filloi më 29 shtator dhe do të vazhdojë për një javë.
Pritet që bastisjet e hebrenjve fanatikë në Xhaminë Al-Aksa të vazhdojnë edhe pas namazit të drekës. Hebrenjtë nuk lejohen të bastisin Xhaminë Al-Aksa të premteve.
- Kryerabinati në Izrael nuk lejon bastisje në Mesxhid al-Aksa
Në përputhje me deklaratat e Kryerabinatit në Izrael, shumica e hebrenjve qëndrojnë larg bastisjeve në xhaminë Al-Aksa.
Megjithatë, disa grupe radikale hebreje inkurajojnë izraelitët që të bastisin Al-Aksa me arsyetimin e kryerjes së ritualeve fetare, të shoqëruara me thirrje për të ndërtuar "Malin e Statujës" (Malin e Tempullit) në vend të Mesxhid al-Aksa.
Hebrenjtë hyjnë në xhaminë Al-Aksa të shoqëruar nga policia që nga viti 2003, me vendimin e njëanshëm të Izraelit dhe me iniciativat e disa organizatave fanatike.
Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit, e lidhur me Ministrinë e Çështjeve Islame dhe Çështjeve të Shenjta të Jordanisë, e cila ka pasur nën mbrojtjen e Xhamisë Al-Aksa që nga viti 1994, e përshkruan hyrjen e hebrenjve fanatikë në vendin e shenjtë si një bastisje.