Davut Çolak
21 shkurt 2018•Përditësim: 21 shkurt 2018
KOPENHAGË (AA) – Me një varrim diskret në praninë e vetëm 60 zyrtarëve është përcjellë në udhëtimin e përjetshëm princi danez Henrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkëshorti i mbretëreshës daneze Margaret II vdiq më 13 shkurt në moshën 84-vjeçare, ndërsa funerali u mbajt në katedralen e Cathedralborg dhe sipas vullnetit të princit pa nderimet e zakonshme.
Në varrim morën pjesë 60 zyrtarë, në mesin e të cilëve ishin anëtarët e familjeve mbretërore dhe kryetari i parlamentit danez, shefi i qeverisë së vendit dhe ambasadori francez në Kopenhagen.
Meqë nuk kishte ceremoni zyrtare, në varrimin nuk ishin ftuar as përfaqësuesit e familjeve mbretërore nga Norvegjia dhe Suedia që shquhen për miq të afërt me oborrin mbretëror danez.
Gjatë varrimit në të gjithë Danimarkën, këmbanat e kishës ranë në dy raste për gjysmë ore. Rreth 20,000 njerëz vizituan trupin e tij në katedralen e Christiansborg.