Murat Karadağ
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
LAGOS (AA) - Ushtria nigeriane ka liruar të paktën 400 persona të cilët kanë qenë të burgosur nga anëtarët e organizatës terroriste, Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zëdhënës i ushtrisë nigeriane, Kolonel Sani Usman, ka thënë sot në mëngjes se gjatë operacioneve të djeshme në zonën e provincës verilindore të Nigerisë, në Borno kanë liruar të paktën 400 pengje të cilët mbaheshin në kampet e Boko Haram.
Usman tha se me këtë rast janë vrarë të paktën tre dhe kapur nëntë militantë të Boko Haram.