Adam Abu-bashal
09 Prill 2021•Përditësim: 09 Prill 2021
Në provincën Kaduna të Nigerisë, në Afrikën Perëndimore 24 anëtarë të bandës janë vrarë në një operacion kundër bandave të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisari Shtetëror i Kaduna-s për Sigurinë e Brendshme dhe Punët e Brendshme, Samuel Aruwan tha se ushtria po kryente operacione ajrore dhe tokësore kundër bandave të armatosura në pyll në rajonin e Birnin Gwari të provincës.
Aruwan theksoi se 24 anëtarë të bandës u neutralizuan në sulm dhe shumë anëtarë të bandës u plagosën dhe ikën.
Ai tha se në sulm u shkatërruan strehimoret e bandave ndërsa u sekuestrua një sasi e konsiderueshme municionesh që u përkisnin bandave.
Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa provinca sepse personat e armatosur kanë organizuar sulme me motoçikleta në vend kohët e fundit.
Rajoni është skenë e përplasjeve të dhunshme midis pjesëtarëve të grupit etnik Fulani, të cilët nganjëherë merren me blegtori dhe disa fiseve që jetojnë me bujqësi.
Vitin e kaluar, 937 persona humbën jetën në sulmet e kryera nga persona të armatosur në provincën Kaduna dhe 1.972 tjerë u rrëmbyen.
Pjesëtarët Fulani, të cilët migruan në jug të vendit për të kullotur kafshët e tyre, pretendojnë se fermerët u përpoqën të vidhnin bagëtinë e tyre dhe i sulmuan ata.