Mücahit Aydemir
15 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Milicitë e lidhura me Khalifa Haftarin, udhëheqësin e forcave të paligjshme të armatosura në lindje të Libisë, kanë kthyer disa shkolla në qytetin Hun pranë Jufra-s në kazerma ushtarake, njoftoi ushtria libiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënës i Departamentit të Operacioneve të Përbashkëta në Sirte dhe Jufra të ushtrisë libiane, tha për mediat se milicitë e Haftarit janë vendosur në disa shkolla në qytetin Hun me armët dhe automjetet e tyre ushtarake.
Dirah deklaroi se Shkolla e Mesme Abdullah El-Huni dhe El-Kudus dhe Shkollat Fillore Qendrore në qytetin Hun po përdoren si kazerma nga milicitë.
Qyteti Hun ndodhet disa kilometra nga Baza Ajrore Ushtarake strategjike Jufra, e cila kontrollohet nga mercenarët e Grupit Wagner, kompanisë ruse të sigurisë që mbështet Haftarin.