Bota

Ushtria libiane kreu operacione kundër Haftarit në Tarhuna

Dy automjete ushtarake dhe një transportues municioni u shkatërruan ndërsa ushtria kreu fluturime vëzhgimi mbi Tarhuna

Gözde Bayar  | 21.05.2020 - Përdıtësım : 21.05.2020
Ushtria libiane kreu operacione kundër Haftarit në Tarhuna

Ankara

Burime ushtarake sot në mëngjes kanë bërë të ditur se Ushtria Libiane në 24 orët e kaluara ka kryer pesë operacione ajrore kundër militantëve besnikë të komandantit renegat Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ushtrisë Libiane, Mohamed Qanunu, në një deklaratë tha se sulmet ajrore u kryen kundër milicive të Haftarit në qytetin Tarhuna, në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli.

Në deklaratë thuhet se dy automjete ushtarake dhe një transportues municioni u shkatërruan ndërsa ushtria kreu fluturime vëzhgimi mbi Tarhuna.

Gjithashtu, Ushtria Libiane dje shkatërroi një sistem rus të mbrojtjes ajrore të tipit Pantsir në Tarhuna.

Tarhuna është një pikë kryesore për linjat e furnizimit për milicitë e Haftarit nga Al-Jufra Airbase.

Të hënën, Ushtria Libiane rimori bazën ajrore Al-Watiya të mbajtur nën pushtim nga milicitë e Haftarit për 6 vjet.

Kjo ndodhi pasi Ushtria Libiane shkatërroi tre sisteme të mbrojtjes ajrore të tipit Pantsir të prodhuar nga Rusia të përdorura nga forcat e Haftarit të cilat gjithashtu furnizoheshin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria ka qenë nën sulme nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019 dhe më shumë se 1.000 persona janë vrarë gjatë dhunës. Ajo filloi operacionin më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.