Ekip
13 Mars 2016•Përditësim: 14 Mars 2016
JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite ka imponuar të dielën një kordon sigurie në qytetin Beit Ur al-Tahta në Bregun Perëndimor si pasojë e një pretendimi për sulm të armatosur i cili ka ndodhur ditë më parë ku mbetën të plagosur dy ushtarë të saj, raporton Anadolu Agency.
Mëngjesin e sotëm, radioja publike e Izraelit njoftoi se mbrëmë ushtria ka vendosur një kordon sigurie në qytetin Beit Ur al-Tahta, për të cilin policia pretendon se është vendbanimi i personit që kreu sulmin dhe më pas është larguar.
Ushtria e Izraelit shpeshherë rrethon qytetet në Bregun Perëndimor me pretendimet se nga atje vijnë sulmuesit palestinezë.